TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2025, 21:46

Arrestohen dy shqiptarë, në banesë iu zbulua mbi 1.1 kg kokainë; e shpërndanin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohen dy shqiptarë, në banesë iu zbulua mbi 1.1 kg

Dy shqiptarë, të moshës 21 dhe 25 vjeç, u arrestuan në flagrancë nga karabinierët në qytetin italian të Foligno-s për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Mediat italiane raportojnë se 21-vjeçari u ndalua nga policia, ndërsa lëvizte në mënyrë të dyshimtë me biçikletë. Gjatë kontrollit, iu gjetën pesë pako me kokainë dhe kokainë më të fortë, me një peshë totale prej rreth 4.5 gramë. Ai nuk rezulton me precedent penal.

Në vijim të hetimeve, gjatë kontrollit në banesën e të riut, u kap dhe bashkëpunëtori i tij. Një 25-vjeçar, me precedent penal, që ishte duke tentuar të fshehë 908 pako të tjera me drogë dhe një tenxhere të mbushur me substancë narkotike, me peshë totale prej 1.17 kg kokainë dhe kokainë të fortë. Në banesë u gjetën gjithashtu 555 euro në para të gatshme, katër peshore precize dhe disa celularë. Të gjitha u sekuestruan nga autoritetet.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, të dy të rinjtë u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Spoleto-s, në pritje të seancës për konfirmimin e masës së sigurisë.

Lini një Përgjigje