TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2025, 11:18

Mbytën me litar Renis Dobrën, Apeli lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin

Shkruar nga Pamfleti
Mbytën me litar Renis Dobrën, Apeli lë në burg Fatjon
Viktima Renis Dobra dhe foto nga vendngjarja

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Ata akuzohen për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë zhvillimit të seancës avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, kanë zhvilluar debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu debat kanë bërë me prokurorin edhe dy të dyshuarit sa i takon provave që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim.

Avokatët kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Në përfundim të seancës gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të grumbullohen prova të tjera shtesë për të provuar akuzën.

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Sipas hetimeve, autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar dhe mbytur.

Më pas për të fshehur krimin automjetin e tij e hodhën në liqenin e Shkopetit bashkë me trupin e pajetë brenda. Të dyshuarit e rrëmbyen e mbytën me litar 23 vjeçarin dhe tentuan që të fshehin kufomën por dështuan pasi trupi u gjet në beg të liqenit të Shkopetit.

mbytën me litar renis dobrën fatjon bushgjokën dhe petrit Çakrrin

Lini një Përgjigje