TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2025, 09:55

Ndezi zjarrin në një sipërfaqe me bimësi, arrestohet 20-vjeçari në Finiq 

Shkruar nga Pamfleti

Ndezi zjarrin në një sipërfaqe me bimësi, arrestohet

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndezi zjarr në fushën e sportit në fshatin Sopik të Finiqit.

Zjarri që ndezi dje Aristidh Papa u përhap duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Por falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, vatra u shua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve.

"Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq.

20-vjeçari dyshohet se më datë 18.08.2025, ka ndezur zjarr në fushën e sportit të fshatit Sopik, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, u shua vatra e zjarrit dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje