TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2025, 06:57

U vra nga qiramarrësi, kush është shqiptari që u ekzekutua në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga qiramarrësi, kush është shqiptari që u ekzekutua

Një shqiptar është qëlluar me 4 plumba, që i shkaktuan vdekjen, edhe pse u transportua me urgjencë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Itterbeek të Anderlecht në Belgjikë, mbrëmjen e së dielës, ndërsa viktima u identifikua si shqiptar.

Nga raportimet e mediave vendase, mësohet se 61-vjeçari N.M, që rezulton pronar i lokalit “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi. Autori, sipas dëshmitarëve okularë, qëlloi të paktën 4 herë në drejtim të 61-vjeçarit, brenda mjediseve të lokalit.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak çastesh, ku pas një grindjeje, qiramarrësi i një apartamenti sipër kafenesë La Maison Haute raportohet se e ka qëlluar disa herë pronarin, nga i cili e kishte marrë me qira banesën.

U vra nga qiramarrësi, kush është shqiptari që u ekzekutua

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy se “në mesditën e së dielës pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot.”

Zonja shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia vendore ka izoluar zonën për hetime dhe ka përjashtuar për momentin lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës. Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij.

 

Lini një Përgjigje