TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2025, 21:53

Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia reagon për ngjarjen në Bilisht; shoqërohet dentisti

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia reagon për ngjarjen

Policia ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Bilisht, ku një 59-vjeçar humbi jetën sapo doli nga një klinikë dentare. Sipas policisë, 59-vjeçari kishte shkuar për mbushje dhëmbi dhe sapo doli nga klinika ra në tokë pa shenja jete.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat dentisti, për t’u marr në pyetje.

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër. 59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit”, tha policia.

 

Lini një Përgjigje