
Një 59-vjeçar ka humbur jetën, sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Bilisht.
Mësohet se ai ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.
Pavarësisht ndihmës së parë, 59-vjeçari ka humbur jetën. Pritet që shkaku i vdekjes së tij të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Lini një Përgjigje