
Gjykata e Korçës ka lënë në masë sigurie “arrest me burg” Aleks Qiqin, autorin e plagosjes së ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dvoran të Korçës. Masa e sigurisë ju komunikua në ambientet e spitalit, ku ai ndodhet për ndihmë mjekësore.
Gjykata e Korçës, pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar gjatë një konflikti. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Mollaj të Korçës.
Autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u ‘ngacmuar’ me fjalë me njëri tjetrin.
Pas debatit verbal, autori, Aleks Qiqi, është larguar për në banesë, ka marrë një thikë dhe është kthyer për të plagosur A. Kodrën.
Ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime. I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.
Lini një Përgjigje