TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2025, 11:34

I ofroi marrëdhënie seksuale 44-vjeçarit në banesë dhe e grabiti, shpallet në kërkim 49-vjeçarja në Durrës; arrestohet partneri i saj

Shkruar nga Pamfleti

I ofroi marrëdhënie seksuale 44-vjeçarit në banesë

Një 49-vjeçare e cila ishte nën arrest shtëpiak nga Gjykata e Durrësit për prostitucion ka vijuar të ushtrojë aktivitetin e saj. Në bashkëpunim me partnerin e saj 40-vjeçar, ajo ka thurur një plan për të grabitur klientin e saj pas ofrimit të marrëdhënieve seksuale në këmbim të parave.

Sipas policisë, në kërkim është shpallur 49-vjeçarja, ndërsa është arrestuar partneri i saj në krim, Robert Lamnica, 40 vjeç. Edhe ky sipas policisë ka qenë po në arrest shtëpiak për të njëjtën vepër si bashkëpunëtorja në një krim të mëparshëm.

Sipas hetimeve, të dy e kanë kryer veprën e vjedhjes së celularit dhe një shume parash klientit 44-vjeçar. Marrëdhëniet seksuale ishin ofruar në banesën e të dyshuarës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie "arrest në shtëpi", dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”, i zhvilluar në muajin prill. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, bëri me dije policia.

Lini një Përgjigje