
Është publikuar fotoja e Shkëlqim Krrashit, 61-vjeçarit të arrrestuar nga policia e Tiranës pasi e kishte kthyer banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge, ku e përgatiste dhe e shiste në zonë.
Krrashi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa mësohet se kanabisin dhe vajin e merrte në Maqedoninë e Veriut. Kokainën e shiste me doza, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.
Sipas policisë, brenda banesës u gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kg kanabis në formë çokollate, e cila ishte e ndarë në në 69 paketime dhe 22.5 litra vaj kanabisi që arrinin në vlerën rreth 500 mijë euro. U sekuestruan gjithashtu edhe rreth 65 gramë kokaine si edhe dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë gjahu.
Lini një Përgjigje