TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2025, 07:37

Ekzekutimi i shqiptarit me dy emra në Greqi, dyshimet e policisë greke

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i shqiptarit me dy emra në Greqi, dyshimet e policisë greke

Vijon të mbetet mister ekzekutimi me një plumb në kokë të 47-vjeçarit shqiptar, krim i ndodhur pasditen e së hënës, në një prej zonave të Athinës. Shqiptari Artur Bashimi, person me precedent criminal, u gjet në rrugë pa shenja jete, ndërsa pranë tij, ndodhej një gëzhojë.

Autori i ngjarjes ende nuk është arrestuar, ndërsa janë mbledhur pamje nga kamerat e sigurisë që mbulojnë zonën për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

I njohur edhe si Artur Turabi, Bashimi ishte arrestuar në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje kundër pasagjerëve në transportin publik.

Ekzekutimi i shqiptarit me dy emra në Greqi, dyshimet e policisë greke

Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjeçarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri. Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi.

Ndaj autoritetet në Greqi po hetojnë edhe pistën e hakmarrjes ndaj 47-vjeçarit për shkak të problemeve të të vëllait.

Ekzekutimi i shqiptarit me dy emra në Greqi, dyshimet e policisë greke

Gjithsesi sipas media greke, pista më e zakonshme është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Viktima u arrestua në shkurt 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me 19 anëtarë që grabiste qytetarë të pafajshëm në transportin publik. Në prill 2024, ai u arrestua përsëri për akuza të ngjashme.

Lini një Përgjigje