TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2023, 09:27

Mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë, arrestohen 2 punonjësit e minierës në Tropojë

Shkruar nga Pamfleti
Mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të

Administratori dhe drejtuesi teknik i një miniere në Tropojë janë arrestuar pasi mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë. Ata janë identifikuar si Xhuljan Krypi dhe Dhimitër Palla.

Gjatë kontrollit në ambientet një subjekti minerar në vendin e quajtur “Kepenek”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre.  Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", shtetasit:

-Xh. K., 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe D. P., 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Lini një Përgjigje