
Mediat greke vijojnë t’i bëjnë jehonë ngjarjes në Athinë, ku si pasojë e përplasjes mes grupeve kriminale vdiq një 37-vjeçar po shqiptar.
Bëhet me dije se në momentin kur ka ndodhur përplasja 37-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë ka qenë ulur në lokal, por ishte i shoqëruar edhe nga një grua.
Ndonëse nuk është parë pas ngjarjes, dhe kjo ka bërë autoritetet që të dyshojnë, pasi fillimisht u raportua se shqiptari ishte në lokal duke parë ndeshjen dhe më pas një grup prej 7 shqiptarësh kanë hyrë brenda duke debatuar me tone të forta, dhe më pas janë zhvendosur jashtë ku sherri ka agravuar me përdorimin e armëve. Për pasojë plumbi qëlloi shqiptarin që ndodhej brenda në lokal i cili nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marrë dhe humbi jetën.
Sakaq efektivët vijojnë kërkimet për gjetjen e gruas, ndërsa kanë nisur procesin e krahasimit të gjurmëve të gishtave dhe të materialeve që janë marrë nga tavolina dyshohet se mund të ishin ulur autorët e sherrit dhe pikat e tjera u mund të kenë pasur kontakt.
Lini një Përgjigje