TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2023, 16:23

Mbahet senca për Aldo Baren, ish kreu i bandës së Lushnjes kërkon ulje të dënimit për “sjellje të mirë” në burg

Shkruar nga Pamfleti

Mbahet senca për Aldo Baren, ish kreu i bandës së Lushnjes

Aldo Bare kërkon ulje të dënimit. Këtë të enjte, në Elbasan u mbajt seanca e radhës për ish-kreun e Bandës së Lushnjes.

Avokati Oligert Kume paraqiti vlerësimet e sjelljes në burg të Bares dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 3 mars, ndonëse ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot më datë 23.02.2023 u zhvillua seanca e radhës për të dënuarin me burg përjetë Alfred Shkurti alias (Aldo Bare) me objekt ulje dënimi viti 2018 sipas parashikimeve te ligjit për të drejtat e të dënuarve!

Ievp Peqin paraqiti vlerësimet e sjelljes për këtë periudhë të kërkuar në objekt kërkese, por vijueshmërisht cenon parimin e barazisë së palëve në procesin gjyqësor, pasi nuk vuri në dispozicion të palës kopje të aktit!

E për këtë për t’u njohur me përmbajtjen e kësaj prove i kërkuam vënien ne dispozicion të kësaj prove dhe verifikimin e qëndrimit të IEVP Peqin. Seanca e radhës do zhvillohet në 3 Mars 2023”, thuhej në deklaratën e avokatit Oligert Kume.

aldo bare burgu banda e lushnjes

Lini një Përgjigje