TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2023, 14:13

Atentati i dështuar në Elbasan, gjykata lë në burg dy “besnikët” e Alibejt

Shkruar nga Pamfleti
Atentati i dështuar në Elbasan, gjykata lë në burg dy
Arsen Preçi dhe Arben Spahiu

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në qeli Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibej. Për Arsen Preçin është caktuar masa e arrestit “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun masa “Arrest me burg”.

Sipas të dhënave Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine , ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi ,Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha.

Arrestimi i tyre u bë gjatë fundjavës në lagjen “Emin Matraxhiu” pas gjetjes së një automjeti BMË X6 në brendësi të të cilit ishin 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë.

Spahiu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; ndërsa Preçi akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

atentati në elbasan

Lini një Përgjigje