TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2023, 12:50

Aksioni i policisë dhe FNSH-së në Vlorë, kapet anëtari i grupit kriminal; 4 të tjerë në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i policisë dhe FNSH-së në Vlorë, kapet anëtari
Aksioni i FSHF-së

Policia e Vlorës, FNSH dhe ‘Shqiponjat’ kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë për aksion blic me qëllim gjetjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Aksioni u zhvillua rreth orës 18:00 dhe me pas ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Nga operacioni është vënë në pranga një person dhe 4 të tjerë janë vënë në kërkim. Denis Karafili është arrestuar, ndërsa Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj janë shpallur në kërkim. Të pestë janë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohen municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë, që u gjetën në banesën dhe në biznesin e 2 prej këtyre shtetasve.  Në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të automjetit tip “Toyota”,  me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullonin me këtë automjet.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe me miratim të organit të procedurës u ushtruan kontrolle intensive, në ambiente të ndryshme dhe në banesat e tyre, me qëllim kapjen e këtyre shtetasve dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, nisur dhe nga informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi kriminal dhe mund të fshihnin sende të kundërligjshme në banesat e tyre.Në vijim të veprimeve u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej 5 personave që qarkullonin me automjetin tip “Toyota”, konkretisht shtetasi D. K., 29 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit I. H., 30 vjeç, O. K., 33 vjeç, E. H., 32 vjeç dhe K. I., 31 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. K. dhe në biznesin (servis automjetesh) e shtetasit D. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal në të cilin bënin pjesë këta shtetas",-njofton policia.

Lini një Përgjigje