
Policia e Sarandës është kujtuar të reagojë sot për ngjarjen e një dite më parë, ku një nxënës mbante nën kërcënimin e armës shokët e tij dhe mësuesit. Kjo solli dhe protesta nga prindërit.
Vetëm sot policia ka sqaruar se arma që panikosi shkollën “Adem Sheme” në Sarandë, ishte lodër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër). Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha policia.
Lini një Përgjigje