TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2023, 21:19

Ju sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro, kush është Emiljano Burba? Nga arrestimi në Shqipëri, te lidhjet me Aldo Baren

Shkruar nga Pamfleti
Ju sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln euro, kush është Emiljano
Aldo Bare

Policia e Tiranës ka sekuestruar sot pasuri me vlerën e 3 milion euro në pronësi të Emiljano Burbës, pasi ai është dënuar në Itali për trafiqe droge.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht:

2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

Emiljano Burba është një emër që njihet dhe në botën e krimit shqiptar. 54-vjeçari njihet si mik i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjes.

Ai është arrestuar më 22 prill të vitit 2014 nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Pas një procesi gjyqësor atje në lidhje me trafikun e drogës, Burba u dënua me 21 vite burg.

aldo bare emiljano burba trafik droge

Lini një Përgjigje