TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2023, 17:30

Dhunuan Petraq Milon në doganën e Muriqanit, arrestohen dy efektivët malazezë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan Petraq Milon në doganën e Muriqanit, arrestohen dy

Dy policët malazez që dhunuan Petraq Milon, zyrtarin e Partisë së Lirisë në pikën kufitare të Malit të Zi janë vënë në pranga.

Publikimi i videos që tregonte dhunën e ushtruar nga efektivët malazez ndaj Milos, ka bërë autoritetet malazeze që të vihen në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave vendase, në pranga janë vendosur efektiëtv Nikola Boljevic dhe Dragan Scekic.

Ngjarja ndodhi më 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit. Por vetëm një muaj më pas, në rrjete sociale është publikuar videoja ku shihen efektivët e policisë që dhunojnë Petraq Milon.

Për këtë rast të turpshëm reagoi edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazaoviç, i cili tha se rasti po shqyrtohet nga autoritete dhe se do të merren masat e duhura.

 

dhunuan petraq milo arrestohe dy efektivë

Lini një Përgjigje