Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë pranë zonës së Presidencës. Ngjarja ka ndodhur në katin e 6-të të pallatit.Ndërkohë, banorët e pallatit janë evakuuar. Nga tymi të paktën dy gra pësuan gjendje asfiksie dhe u dërguan me ambulancë drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.
Flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet e zjarrfikësve, megjithatë zjarri ka shkaktuar panik tek personat që ndodheshin në pallat.
Dyshohet se nga flakët mund të jetë përfshirë një zyrë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike nga një kondicioner. Megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje