Pëllumb Islami, 40-vjeç ka mbetur i vrarë aksidentalisht mbrëmë në një lokal në Athinë gjatë përplasjes me armë mes dy bandave rivale. Ndërkohë është publikuar fotoja e Islamit, i cili është nga fshati Rusan i Delvinës. Ai njihej në Greqi me Sandri dhe punonte si hidraulik. I riu u plagos me armë në klavikul mbrëmjen e së martës teksa po pinte kafe në lokal. Ai u dërgua në spital por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Identiteti i tij u zbulua gjatë paradites së të mërkurës, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.
Ishte vëllai i viktimës që identifikoi 39-vjeçarin. Sipas protothema.gr, Pëllumb Islami s’ka pasur asnjëherë probleme me autoritetet dhe nuk ka precedentë penal.
Si ndodhi krimi:
Krimi ndodhi pak para mesnate. Katër shqiptarët hynë në lokal dhe u ulën në zonën VIP. Më pas erdhën edhe 3 shqiptarë të tjerë. Në momentin që kamarierja ka sjellë ujin, grupi prej 7 personazh janë përleshur. Ata janë larguar nga zona VIP dhe sherri është zhvendosur në pjesën e kafenesë ku ndodheshin klientë të tjerë. Në atë moment, mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri dhe plumbat kanë goditur 39-vjeçarin shqiptar.
Lini një Përgjigje