Zbulohet kreu i bandës në Greqi, bandë e cila ekzekutoi një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina.
Ai është Erlis Salaj dhe sipas policisë greke, ai ka qenë i pranishëm gjatë sherrit në lokalin që ndodhi incidenti, së bashku me Julian Qosen dhe 5 persona të tjerë.
Policia greke sqaron se Salaj dhe Qose janë në kërkim si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por ndaj tyre ende nuk ka akuzë për vrasjen e Islamit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete të autorëve të përplasjes mes grupeve, ndërsa po kërkohen ende edhe dy automjete të tjera, një “Smart” dhe një “Mercedes” që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes së tronditi Greqinë një ditë më parë.
Ky është viktima, 37-vjeçari Pëllumb Islami, të cilin të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve ishte me profesion hidraulik.
Lini një Përgjigje