
Publikohen momentet se si disa prej shqiptarëve largohen me makinë, pas sherrit në një lokal në Athinë ku mbeti i vrarë një i ri po shqiptar.
Në pamje shihet momenti kur autorët largohen me një fuoristradë luksoze me ngjyrë të argjendtë, pas sherrit që ata patën me një bandë tjetër të shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës.
Si pasojë e të shtënave jashtë një kafeneje, u vra aksidentalisht një tjetër shtetas shqiptar i cili ishte klient.
Ai është 37-vjeçari Pëllumb Islami, me profesion hidraulik dhe që nuk ka asnjë lidhje me personat e përfshirë në konflikt.
Islami kishte dalë mbrëmjen e së martës për të parë ndeshjet e Champions League, por fati deshi që ai të ndërronte jetë nga një plumb “qorr” që e goditi në shpatull.
Lini një Përgjigje