Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. 3 makina janë përplasur te zona e “Vasil Shantos”, teksa dyshohet se ka disa persoan të dëmtur, teksa flitet dhe për viktima.
Sipas imazheve, duket që në aksident janë përfshirë një automjet tip 'Benz", një "Golf 5" dhe një taksi. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe një autoambulancë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se fajtori është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
"Më datë 23.02.2023, në afërsi të Vasil Shantos, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje