TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 11:22

Mashtrimi me skemat piramidale online, goditet baza në Fier; zbardhen emrat e të arrestuarve, sekuestrohen shuma parash

Shkruar nga Pamfleti

Pas denoncimit të "Pamfleti-t" muaj më parë dhe të deputetit socialist Erion Braçe, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me firmat piramidale online, pas mashtrimit të disa qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.

Mashtrimi me skemat piramidale online, goditet baza në Fier; zbardhen emrat
Mashtimi me skemat piramidale online, goditet baza në Fier

Nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online.

Aty janë sekuestruar edhe një shumë parash. 

Të arrestuarit janë:
Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja
Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja
⁠Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
⁠Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka

Në kërkim:
E.Sh. 35 vjeç
A.Sh. 35 vjeç

Kujtojmë se lajmin e firmave piramidale online "Pamfleti" e ka denoncuar që prej muajt korrik, por atëherë institucionet shqiptare ishin në gjumë, teksa rrjeti kriminal zhvillonte i qetë skemat më brutale të mashtrimit financiar në Europën Lindore.

XUEX, TXEX dhe të tjera platforma-fantazmë po grabisin miliona euro përmes mashtrimeve të stilit piramidal, duke përdorur kriptovaluta si fasadë dhe shqiptarët si viktima të drejtpërdrejta.

Pas denoncimit të "Pamfleti-t",  ka qenë deputeti edhe socialist Erion Braçe, i cili ka që Policia  të marrë masa për këtë aktivitetet kriminal.

Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”.

Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online. Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë.Udhëzimet në "Telegram" i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”. 

goditet baza në fier mashtimi me skemat piramidale zbardhen emrat e të arrestuarve

Lini një Përgjigje