TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 21:25

Policia jep detaje për tritolin te hoteli i Dakos: Lënda plasëse brenda vazos së luleve

Shkruar nga Pamfleti

Policia jep detaje për tritolin te hoteli i Dakos: Lënda plasëse

Policia ka dalë me reagim zyrtar mbi tritolin e gjetur në Durrës. Sipa raportimeve, një sasi lënde plasëse u gjet në hotelin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Hoteli është jashtë funksionit prej vitesh dhe ka dyshime se mund të ketë qenë mesazh. Sipas policisë, tritoli u gjet në një vazo me lule.

Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje