TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 13:03

Mbanin në banesë armë e municion, arrestohen babë e bir në Vlorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbanin në banesë armë e municion, arrestohen babë e bir

Bledar dhe Kreshnik Kristo, babë e bir, u arrestuan nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Duo”. Ata u arrestuan pasi në banesën e tyre iu gjetën armë dhe municion pa leje. Policia në një njoftim zyrtar bëri të ditur se gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.

“Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;

• ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

 

 

Lini një Përgjigje