TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 11:16

I dehur në timon tenton të korruptojë policët, arrestohet 55-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I dehur në timon tenton të korruptojë policët, arrestohet

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Durrësit, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në fakt prangat iu vendosën pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, për të shmangur testin e alkoolit.

Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve të Policisë Rrugore, të cilët i kërkuan dokumentacionin dhe testin e alkoolit drejtuesit të mjetit.

“Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt””, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje