TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 08:38

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një person; plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një person;
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, ku për pasojë një grua 47-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur një 63 vjeçar, banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 47-vjeçarja Majlinda Sula. Të plagosur janë drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari Ferit Mekshi, Afërdita Mekshi 37-vjeçe dhe djali i saj 15-vjeçar.

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F.M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje