TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 19:42

Nga ‘takimi’ me Shullazin në qeli, te mbyllja e dosjes për blerjen e votave për LSI, vëllai i Nuredin Dumanit tregon sekretet

Shkruar nga Pamfleti

Nga ‘takimi’ me Shullazin në qeli, te mbyllja e dosjes për

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit ka dhënë të tjera detaje mbi “karrierën” e të penduarit të drejtësisë. Ai tregon për “Ma Shqip nga Flamur Vezaj”, tentimin që Emiljano Shullazi ka bërë brenda në burg për ta bërë të heshtë vëllain e tij.

E di që në burg, Emiljano Shullazi ka kërkuar takim me mua dhe vëllain në 313, ku do ndaleshin kamerat që të bëhej takimi, pasi Shullazi ofronte 700 mijë euro që Nuredini të tërhiqte dëshminë”,  tha Dumani.

Nga ana tjetër, ai tregon edhe për faktin se si Poja, me ndërhyrjet e tij, i kishte mbyllur dosjen e Fitim Dumanit për blerjen e votave për LSI në vitin 2017. Sipas Dumanit, i vëllai nuk ka bërë asnjë vrasje për Pojën, por i ka siguruar makinën dhe armën Fatmir Troplinit, i njohur si Miri i Pojës, i cili ka vrarë kunatin e Lul Berishës, Mond Çeçiqin.

Po Miri i Pojës ka vrarë edhe Mond Harizajn (“Faqe Djeguri”), si dhe ish-agjentin e policisë në atentatin në Sukth”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje