TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 13:23

Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vrasje në Greqi; iu gjenden kallashnikovë, pistoleta e drogë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vrasje në Greqi; iu

Tre shqiptarë janë arrestuar në Selanik të Greqisë pasi rezultojnë të jenë autorë të një vrasje të mbetur në tentativë vitin e kaluar.

Të arrestuarit janë të moshave 39, 30 dhe 23 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Ata janë pjesë e një organizate kriminale, ndërsa 39-vjeçari konsiderohet si koka e grupit, person i njohur për autoritetet greke.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, policia greke ju gjeti dhe sekuestroi armë të ndryshme si kallashnikovë, pistoleta, detonatorë, silenciatorë e fishekë, si dhe një sasi hashashi prej 28 kilogramë.

Të tre ishin të përfshirë në një vrasje të mbetur në tentativë të ndodhur më 3 shtator 2024, kur 39-vjeçari qëlloi me armë ndaj në 25-vjeçari grek duke e lënë të plagosur. Më pas u arratis me makinë.

 

Lini një Përgjigje