
Fitim Dumani zbuloi lidhjet e politikës me krimin dhe porositë e tyre për vrasje...
Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka vijuar të rrëfejë “sekretet” e errëta të botës së krimit. Duke folur për podcsatin e gazetarit, Flamur Vezaj, Fitim Dumani zbuloi lidhjet e politikës me krimin dhe porositë e tyre për vrasje.
Ndër politikanët e përmendur nga Fitim Dumani, është ish-presidenti Ilir Meta. Në rrëfimin e tij, Fitim Dumani nënkupton se Ilir Meta ka gisht në vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
"Dumani Nuk ka lidhje jo. Ajo është prositur nga dikush shumë i madh nga politika", shprehet Fitim Dumani.
Ai refuzoi të jepte detaje të mëtejshme, pasi kjo do t'i prishte punë Nuredin Dumanit, por shtoi se ai politkan sot ndodhet në burg. Edhe vetë Nuredini ka deklaruar para SPAK se Ilir Meta e porositi ekzekutimit pas përplasjeve gjatë zgjedhjeve.
Fitimi më tej rrëfeu se e ka parë Metën në vitin 2017 nën shoqërimin e Xhevdet Troplinit, në një festë private të organizuar prej këtij të fundit, në të cilën vet Fitimi kishte qenë prezent.
Pjesë nga intervista:
Fitimi thotë se ka dijeni për shumë ngjarje të rënda mes tyre dhe për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Duke pretenduar se urdhër dhënësi ndodhet tashmë në burg dhe është një ish-zyrtar i lartë i shtetit shqiptar.
-A ka marrë porosi Nuredini nga politika?
Fitim Dumani: Nuk jap informacion e se i prish punë atij. Sa dosje ka ai janë paleta.
-Po për vrasjen e vëllait të Arben Nokës?
Fitim Dumani: Nuk ka lidhje me Nuredinin.
-Kush, ata të Fushë Krujës apo Shkodrës?
Fitim Dumani: Nuk ka lidhje jo. Ajo është prositur nga dikush shumë i madh
-Nga politika?
Fitim Dumani: Po
Fitimi flet edhe për një ngjarje ku pretendon se ka qenë prezent personalisht në vitin 2017, ku Ilir Meta, në atë kohë presidenti i Shqipërisë, ka marrë pjesë në një festë të mbyllur të organizuar nga Xhevdet Troplini. I njohur si Poja, një personazh i fuqishëm i botës së krimit në Durrës, momente këto që janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Fitim Dumani: Në 2017 kur jam marrë me zgjedhjet unë, Ilir Meta ishte president, ishte aty. Unë kam qenë aty.
Lini një Përgjigje