TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 20:14

Ragip Gilës i rrezikohet jeta? Autori i masakrës në Shkodër transferohet në Tiranë, izolohet në qeli

Shkruar nga Pamfleti
Ragip Gilës i rrezikohet jeta? Autori i masakrës në Shkodër
Autori Ragip Gila

Ka pasur informacione se atij mund t’i cenohej jeta në Shkodër...

Ragip Gila autori i masakrës së Shkodrës është transferuar në Tiranë për arsye sigurie. Ai është izoluar në paraburgimin 302 në kryeqytet. Ai po mbahet në qeli të veçantë për momentin për arsye sigurie.

Ende nuk dihet pse ka ardhur ky veprim, por duket se ka pasur informacione se atij mund t’i cenohej jeta në Shkodër.

Masakra në Shkodër ndodhi më 8 shtator, ku Ragip Gila hapi zjarr brenda një lokali duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Në deklarimin e tij fillestar para hetuesve, Gila ka thënë qartë se shënjestra e vetme ishte Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, është shprehur ai gjatë marrjes në pyetje.

Arrestimi i Gilës u bë pas një ndjekjeje intensive nga forcat e policisë. Gjatë tentativës për t’i shpëtuar kapjes, ai është rrëzuar nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke dëmtuar njërën këmbë.

Në ato momente, policia i ka bërë thirrje për të hedhur armën dhe për t’u dorëzuar.

Gila ka reaguar duke thënë: “E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”.

Pas kësaj, 30-vjeçari është vënë në pranga .

Lini një Përgjigje