
Njësia antieksploziv ndërhyri duke kryer shpërthimin e kontrolluar të çantës
Policia ka rrethuar hotelin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako në Durrës.
Një çantë e dyshimtë, e cila sipas burimeve policore përmbante lëndë eksplozive, është vendosur pranë hyrjes së godinës, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe turistët që ndodheshin në zonë.
Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar.

Forcat e rendit mbërritën me urgjencë në vendngjarje, rrethuan perimetrin dhe evakuuan personat që ndodheshin përreth. Njësia antieksploziv ndërhyri duke kryer shpërthimin e kontrolluar të çantës, duke neutralizuar rrezikun.
Duhet theksuar se hoteli është jashtë funksionit. Ai mësohet se është blerë disa vite më parë nga Vangjush Dako, por qëndon prej kohësh jashtë funksionit. Më pas ai e kaloi në emër të të vëllait, por njihet si hoteli i tij.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa policia ka nisur verifikimet për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
Kujtojmë se ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji që lidhet me Vangjush Dakon, pak muaj më parë një tjetër çantë e dyshimtë u vendos poshtë pallatit ku ai banon, ngjarje që gjithashtu mbeti pa autorë të identifikuar.

Lini një Përgjigje