TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 20:10

Diella, një “demokrate” në qeveri? Anila Bisha tregon të vërtetën e figurës së ministres virtuale

Shkruar nga Pamfleti

Diella, një “demokrate” në qeveri? Anila Bisha tregon

Anila Bisha, ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, është zëri dhe imazhi që qëndron pas Diellës, ministres së parë të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Aktorja pranon se imazhi është përdorur me dakortësinë e saj për t’u bërë avatar dhe marrëveshja mbaron në dhjetor të këtij viti.

Imazhi i e-Albania jam unë. Edhe zëri. Me dakordësi, imazhi është përdorur për t’u bërë avatar dhe mbaron në dhjetor të vitit 2025,”- shprehet aktorja për Zoom.al.

Prej dy ditësh, Diella, ministrja e krijuar nga inteligjenca artificiale, ka marrë vëmendjen e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë anëtares së re të kabinetit Rama 4 që nuk është e pranishme fizikisht por që do të sigurojë se tenderët publikë të jenë 100% të lirë nga korrupsioni.

 

  

Lini një Përgjigje