TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 17:14

Albana Koçiu ministrie e Brendshme/ Dervishi: Shumë e gabuar, një grua nuk mund t’i thotë krimit ‘unë jam më e fortë se ti’

Shkruar nga Pamfleti

Albana Koçiu ministrie e Brendshme/ Dervishi: Shumë e gabuar,

Emërimi i ministrave të rinj në mandatin e katërt të Edi Ramës ka sjellë shumë kritika dhe analiza të ndryshme.

Gazetari Ferdinand Dervishi, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, vlerësoi se ky mandat është më shumë në shërbim të Edi Ramës dhe jo të popullit.

Duke komentuar prezantimin e 'Dielles', Dervishi e cilësoi këtë si një "shpikje të mendjes së djallëzuar" për të shmangur ndjekjet penale ndaj individëve të partisë së Ramës.

Për qeverinë do thosha se ne jemi e mandatin e katërt dhe nuk mund te presësh se do bëhet Shqipëria tani, me shumë është një Shqipëri që do i shërbej Edi Ramës, do mbylli gropat që ai thotë se i ka në kurriz, apo janë hapur rrugë, nuk është se do i shërbej popullit si qeveri.

Ka plot gjëra për të folur që nga ministrja inekzistente, Diella që është fiks si ‘atletet e bardhe të Ramës në samitin e Nato-s’. Është thjeshtë për të rënë në sy, për tu bërë lajm botëror, për tu bërë gallatë botërore pas nja katër vitesh, nuk shkojmë më tej ne.

Kemi pafund çështje qe duhet te merret kjo qeveri, nga korrupsioni dhe tenderët, te çështjet pafund që ka hapur SPAK, pafund ministra, bashkiak të akuzuar, të dënuar, etj, që tregon që është një plagë e madhe e shoqërisë. Rama tregon se me ketë  Diellen, do te mbyll korrupsionin, mua më duket si një shpikje e një mendje te djallëzuar për të shmangur fenomenin e ndjekjeve penal ne radhë te njerëzve te partisë, shtetit dhe te ai vet”, tha ai.

Për Dervishin, është e gabuar të zgjidhej një femër për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Ai vlerësoi se një ministër i Punëve të Brendshme duhet të jetë një figurë e fortë, që t’i thotë krimit dhe abuzimeve me pushtetin "unë jam më i fortë se ti".

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, një grua merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, një nga institucionet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të qeverisë.

Për Dervishin, është e gabuar të zgjidhej një femër për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Shumë e gabuar të zgjedhësh një ministre femër në krye te Ministrisë së Brendshme , është peshe e madhe sepse ne jemi Shqipëria nuk jemi Kanadaja, Danimarka ose Norvegjia, me një demokraci tërësisht te stabilizuar që edhe po te vesh aty një të humbur, prape s’të lënë të gabosh.

Në Shqipëri, nga çfarë kam vënë të re, edhe nga ministrat e kaluar, kam parë që kush ka pas dy fije burrëri si personazh ka bërë dy fije pune, dhe kush ka ndjekur porositë e partisë, nuk kanë bërë asgjë.

Për mua, duhet një burrë që ti thotë krimit ‘unë jam më i fortë se ty’, kaq. Tjetër, një grua nuk e bën dot, aq më pak një grua që vjen si prodhim 100% i Edi Ramës, dhe e ka prodhuar sistemi i tij, siç di ai”, tha ai.

Lini një Përgjigje