Pa bilanc zhvillimor dhe politik, kryeministri mbijeton me propagandë, provokime dhe skeçe të rrezikshme që fyejnë veriun dhe opozitën...
Edi Rama, pas 15 vitesh në pushtet, nuk ka asnjë bilanc real. Nga 1945 deri në 1960, Enver Hoxha ngriti hidrocentrale, thau kënete, hapi Universitetin e Tiranës, Kinostudion dhe ndërtoi hekurudha. Rama, në 15 vite, ka rrugën e Arbrit dhe tunelin e Llogarasë; projekte të tejzgjatura dhe të mbingarkuara financiarisht.
Politikisht, ai shkatërroi vetë Partinë Socialiste: grupi që e solli në pushtet është i larguar, i burgosur apo i zhdukur nga skena. Metoda e vetme që i ka mbetur është propaganda pa ndërprerje dhe shpikja e provokimeve që mbajnë në këmbë një pushtet pa vizion.
Shembulli më i fundit është “Diella”, një ministre virtuale e shpallur si inovacion. Përveç emrit katolik nga veriu, modeli i saj u mor nga aktorja Anila Bisha, ish-zëdhënëse e PD. Një provokim i menduar për të fyer opozitën dhe veriun. Rama e shiti si ide “gjeniale”, por në thelb është një lojë e rrezikshme. “Diella” nuk është thjesht algoritëm: pas saj qëndron një njeri me fjalëkalim dhe akses mbi tenderë publikë. Me një klikim, kriteret e prokurimeve mund të ndryshohen sipas interesit të qeverisë.
Pyetja e medias ndërkombëtare është e drejtë: kush e kontrollon këtë robot? Nga vjen teknologjia; Kina, Rusia apo vendet arabe? Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Pas fasadës së një ministre digjitale fshihet rreziku i manipulimit financiar dhe i influencës gjeopolitike.
Ironia me katolikët, veriorët dhe demokratët është sadomazokizëm i qëllimshëm. Një lojë e shëmtuar për të fshehur boshllëkun e 15 viteve qeverisje dhe për të provokuar ndasi që i duhen vetëm pushtetit të Ramës./Pamfleti
Lini një Përgjigje