TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2025, 09:02

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Të martën hapim edhe 4 kapituj me BE-në, rekord absolut

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Të martën hapim edhe 4

Shqipëria do të hapë të martën edhe 4 kapituj të tjerë në negociatat për anëtarësim në BE. Lajmi u dha nga Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron një lajm të mirë dhe thekson se Shqipëria nuk ndalet.

Madje Rama shkruan në rrjetet sociale se u vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE.

Katër kapitujt i shtohen 24 kapitujve që janë hapur në 11 muaj, ndërsa Kryeministri e konsideron një rekod absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Postimi nga Edi Rama

Tjetër lajm i mirë, Shqipëria nuk ndalet

Të marten, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj, një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. 

U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE.

Lini një Përgjigje