
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u largua nga seanca plenare në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit. Jashtë sallës, ai dha një prononcim për mediat, ku komentoi votën e deputetit Tritan Shehu, i cili votoi ndryshe nga urdhri i grupit opozitar.
“Do më jepni mundësinë të bisedoj me zotin Shehu se cila ishte arsyeja. Dua që zoti Shehu të më sqarojë… se WhatsApp që i është dërguar grupit të mos jetë kuptuar”, u shpreh Berisha, duke e relativizuar situatën me ironi.
Berisha iu përgjigj edhe pyetjes për votën kundër të Bujar Leskajt disa ditë më parë, kur Kuvendi vendosi Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD. “Ai shprehu mendimin e tij kundër në mbledhje. Ne jemi parti e mendimit të lirë, kjo s’ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha kryedemokrati.
Lini një Përgjigje