
Niko Peleshi ka marrë votat për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.
Zgjedhja e tij me 84 vota ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, veçanërisht nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Berisha e quajti Kuvendin “parlamenti i karteleve” dhe akuzoi Peleshin për korrupsion.
“Ky është parlamenti i karteleve. Në parlament më të përfaqësuarit janë kartelet e drogës më të fuqishme në Europë. U shkelën parimet kushtetuese.
Niko Peleshi është me 5 dosje korrupsioni, është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe zona të tjera kur ka qenë ministër Bujqësie. Ai është një qenie amorfe. Në vend që të shkojë në burg, merr kreun e parlamentit, vetëm se ka vjedhur bashkë me Ramën. Niko Peleshi ka vjedhur bashkë me Ramën. Nuk kemi të bëjmë me qeveri, por me narko-qeveri.”-u shpreh Berisha për mediat.
Lini një Përgjigje