TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 19:54

“Charles si je? McGonigal po të pret”, Bardhi ironi me Ramën në Parlament, si reagoi kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

“Charles si je? McGonigal po të pret”, Bardhi ironi me

Mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u zhvillua një debat ironik.

Në seancën e parë plenarë të legjislaturës së re parlamentare pati tensione dhe përplasje verbale.

Mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u zhvillua një debat ironik.

Gjatë një momenti kur mikrofonat ishin të fikur, u dëgjua një shkëmbim fjalësh mes tyre. Bardhi iu drejtua Ramës me sarkazëm: “Charles, si je? Po të pret McGonigal…”.

Rama reagoi shkurt, duke thënë me përçmim: “Leh, leh…”.

Pjesa tjetër e debatit mbeti e paqartë, pasi nuk u regjistrua nga mikrofonët.

Lini një Përgjigje