TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 20:24

Kush e ndihmoi Ramën të sigurojë 84 vota në Kuvend dhe cilët janë 3 deputetët që votuan kundër Peleshit?

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ndihmoi Ramën të sigurojë 84 vota në Kuvend dhe

Janë zbuluar emrat e deputetëve që kanë votuar pro dhe kundër Niko Peleshit në zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit. Nga 87 deputetë pjesëmarrës, 84 votuan pro, ndërsa 3 dolën kundër.

Kundër votuan Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, Ana Dajko e Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu i Partisë Demokratike. Dy deputetët e “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, nuk morën pjesë në votim.

Dyshohet se një prej votave pro i përket Tedi Mulës nga Partia Social Demokrate, i cili ka mbështetur kandidaturën e mazhorancës, duke bërë që PS të arrijë në 84 vota.

Ndërkohë opozita zyrtare zgjodhi bojkotin, duke mos përdorur fletët e votimit dhe duke vendosur pankarta në sallë si shenjë proteste ndaj procesit.

Lini një Përgjigje