TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2025, 08:41

Makina del nga rruga dhe përplaset me dyqanin, plagosen 4 anëtarë të një familje në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti
Makina del nga rruga dhe përplaset me dyqanin, plagosen 4 anëtarë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Shkodër, ku 4 anëtarë të një familjeje shqiptare nga Kosova kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 (22 korrik), në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll.

Drejtuesi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

"Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje