TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2025, 16:31

Pas Ksamilit, shpërthen edhe Peshkopia: Policia ndalon punimet me leje dhe del në krah të mafies lokale!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ksamilit, shpërthen edhe Peshkopia: Policia ndalon punimet me leje dhe

Pasi Ksamili tronditi opinionin publik me aleancën e errët mes krimit dhe shtetit, një tjetër qytet shqiptar bie viktimë e të njëjtit skenar të turpshëm, Peshkopia. Në vend që të garantojë rendin, ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, Policia e Shtetit zgjodhi të bashkëpunojë haptazi me dhunuesit dhe strukturat mafioze lokale.

Qytetarë të thjeshtë, që kanë ndjekur çdo procedurë ligjore dhe disponojnë leje të rregullta për punimet e tyre, ndalohen brutalisht nga forcat e rendit, pa asnjë bazë ligjore, thjesht sepse kështu urdhëron “dikush më lart”, dikush që nuk ka as emër, as funksion zyrtar, por ka fuqi: mafiozët që kontrollojnë terrenin dhe ndikojnë në çdo vendimmarrje.

Dhuna ndaj qytetarit është bërë rutinë. Faji nuk është vetëm i policisë së rrugës, por i gjithë sistemit që lejon këtë degradim – nga drejtuesit vendorë të policisë e deri te pushteti politik që hesht, mbron apo thjesht u bindet klaneve të interesit.
Shteti shqiptar po e humb çdo ditë më shumë dinjitetin dhe kuptimin e vet. Nuk është më garant i rendit, por shndërrohet në përkrahës të dhunës, sabotues të ligjit dhe armik i qytetarit të ndershëm.

Kur punimet me leje ndalohen dhe dhunuesit mbrohen, atëherë nuk kemi më rend, por një regjim të kapur nga krimi. Dhe kjo nuk është vetëm alarmante është një tradhti ndaj çdo parimi kushtetues.

Në një akt të pashembullt dhe pa asnjë bazë ligjore, policia ka vendosur të pezullojë një leje ndërtimi krejtësisht të rregullt dhe të miratuar nga institucionet përkatëse. Kjo ndërhyrje arbitrare nuk ka asnjë justifikim ligjor përveçse fakti që shefi i krimeve të zonës rezulton të jetë në lidhje të ngushta me rrjetet e mafies dhe trafikantëve të drogës.

Kjo nuk është zbatim i ligjit, por përdhosje e tij. Nuk është rend, por anarki me uniformë. Në vend që të ndalojnë ndërtimet pa leje, të ndjekin trafikantët e njohur dhe të mbrojnë qytetarët, disa segmente të policisë zgjidhin të shërbejnë si "skuadra speciale" e interesave kriminale.

Shefi i krimeve, Përparim Mata, në vend që të luftojë krimin, ka zgjedhur të vihet në shërbim të grupeve kriminale, duke përdorur uniformën dhe pushtetin për të ndaluar punime me leje dhe për të mbrojtur interesat e mafies lokale dhe trafikantëve të drogës, në një akt që përfaqëson kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Peshkopia është thjesht shembulli i radhës. Po kush është i radhës nesër?/In-Front.org

Lini një Përgjigje