TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2025, 14:15

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, vijon gjyqi për Ruben Saraivën; në sallë për të dëshmuar edhe të afërm të Edmond Haxhisë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, vijon gjyqi për Ruben Saraivën;

Vijon seanca gjyqësore për të pandehurin Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gjyqi prej disa kohësh po vijon me dëshmitarë, ku ditën e sotme në seancën gjyqësore kanë dëshmuar të afërm të Edmond Haxhisë, personi që ka shitur motorin, taksisti që ka transportuar Harry Simpson, administratori i hotelit ku qëndroi Harry Simpson.

Në deklaratën e tyre kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në deklaratat e pare, ku i afërmi i Edmond Haxhisë ka deklaruar se në momentin që ka takuar Haxhinë në Velipojë mban mend që diku ka parë një person me ngjyrë por nuk ka arritur ta identifikojë nëse ka qenë Saraiva apo jo.

Gjithashtu personi që ka shitur motorin ka deklaruar se nuk mban mend shumë gjëra sepse ka kaluar shumë kohë por deklaron se ka bërë deklaratën te noteri ku ka bërë përshkrimin fizik të personave që blenë motorin, ku dyshohet që sipas përshkrimit fizik të jetë Edmond Haxhia.

Ndërkohë, gjyqi i radhës do të zhvillohet më datë 15 shtator.

Lini një Përgjigje