TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2026, 09:26

Lëviste me automatik në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq 

Shkruar nga Pamfleti

Lëviste me automatik në makinë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Maliqit pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me armë zjarri në automjet. Sipas autoriteteve, shtetasi me iniciale B.B. u ndalua në fshatin Sovjan, në një rrugë mes parcelave bujqësore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip automatik.  Shërbimet e policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Operacioni policor

30-vjeçari akuzohet për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arrestim armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje