TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 15:15

Krim i rëndë në Fier, burri vret gruan dhe më pas veten

Shkruar nga Pamfleti
Krim i rëndë në Fier, burri vret gruan dhe më pas veten
Pamje nga vendi i ngjarjes

Krim në një familje në Fier, burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuman në Fier ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten.

Mësohet se autori i ngjarjes, një 80 vjeçar i identifikuar si Shefit Rrapaj, ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75-vjeç dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në banesën e çiftit, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar provat dhe për të sqaruar dinamikën e këtij krimi të rëndë.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, njofton Policia e Fierit.

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.

krim i rende fier burri vret gruan

Lini një Përgjigje