TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 12:15

Prej 3 vitesh i zhdukur, GJKKO nuk ‘çliron” pasuritë e Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti
Prej 3 vitesh i zhdukur, GJKKO nuk ‘çliron” pasuritë e
Ervis Martinaj

GJKKO ka rrëzuar një kërkesë të familjarëve të Ervis Martinaj, i zhdukur prej 3 vitesh, për heqjen nga sekuestro të pasurive të tij.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën me argumentin se ajo nuk ishte e bazuar në ligj, ndërsa familjarët pretendojnë se kanë kaluar afatet e procedurave, që parashikohen në hetim.

Gjyqtari Erion Bani vendosi të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga avokatët e familjes. Në vendimin e tij, gjyqtari Bani shprehet se SPAK ka kërkuar zgjatjen e afatit të hetimeve, dhe nëse nuk kërkohet konfiskimi, atëherë pasuritë zhbllokohen.

 “Kërkesa për shuarjen e masës se sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj. Ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025”, bëri të ditur gjyqtari Bani.

Gjykata vlerëson se Prokuroria e ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor e për këtë arsye nuk jemi ne kushtet e shuarjes.

Në vitin 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme, Ervis Martinajt dhe familjarëve te tij dhe personave të lidhur me të iu sekuestruan 34 pasuri.

Në seancën e radhës në GJKKO, me kërkesë të SPAK, pritet të merren në pyetje si dëshmitarë personat të cilët zotërojnë pronat e Ervis Martinaj mes tyre edhe babai Mustaf Martinaj. 

Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit 2022, ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga institucionet ligjzbatuese mbi fatin e të cilësuarit si ‘mbreti i lojrave të fatit’.

Ervis Martinaj është një nga emrat e dosjes “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani e kishte akuzuar për porositjen e disa vrasjeve. Ndërkohë që SPAK e ka përfshirë në dosje si të pandehur, Prokuroria e Kurbinit po heton mbi zhdukjen e Martinajt.

 

gjkko martinaj pasuritë

Lini një Përgjigje