TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 10:12

I dënuar me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se i arrestuari, Bledar Mansaku, ishte dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit në Firence, Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet bëjnë me dije se vendimi për dënimin është dhënë në vitin 2024, ndërsa ndaj 50-vjeçarit ishte shpallur kërkim ndërkombëtar.

Autoritete kanë nisur proceduart, për ekstardimin drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë", njofton policia.

arrestim

Lini një Përgjigje