TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 16:57

Vrau djalin e tij 3 muajsh në Britani, dënohet me 19 vite burg shqiptari; e pëson edhe gruaja e tij

Shkruar nga Pamfleti
Vrau djalin e tij 3 muajsh në Britani, dënohet me 19 vite burg
Klevi Pirjani dhe Nivalda Santos Pirjani

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 19 vite burg pasi akuzohet se ka vrarë djalin e tij 3 muajsh në Britaninë e Madhe.

Klevi Pirjani u shpall fajtor nga gjykata për vdekjen e foshnjës, ndërsa bashkëshortja e tij, Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeç, u dënua me 15 vite e 3 muaj burg.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2024 në Liverpool. Fillimisht, prindërit deklaruan se foshnja, Miguel Pirjani, kishte ndaluar së marri frymë dhe u gjet pa ndjenja në banesë. Megjithatë, hetimet zbuluan se rrethanat ishin shumë më të rënda.

Sipas raportimeve të BBC, ekspertiza mjeko-ligjore evidentoi se fëmija kishte pësuar frakturë në kafkë dhe dëmtime të shumta në trup, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë javëve para vdekjes.

Prokuroria theksoi se foshnja ishte plotësisht nën kujdesin e prindërve, por ata jo vetëm që nuk e mbrojtën, por u bënë përgjegjës për vdekjen e tij.

Edhe autoritetet policore e cilësuan rastin si jashtëzakonisht tronditës, duke nënvizuar se ndaj një foshnjeje të pambrojtur ishte ushtruar dhunë e rëndë, pa asnjë shpjegim të besueshëm nga ana e prindërve.

Lini një Përgjigje