TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 16:32

Detaje nga krimi i dyfishtë në Fier, i moshuari e tërhoqi zvarrë gruan dhe më pas e qëlloi për vdekje; flasin banorët

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga krimi i dyfishtë në Fier, i moshuari e tërhoqi
Pamje nga vendgjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë i ndodhur në fshatin Kuman të Roskovecit, ku një i moshuar vrau bashkëshorten dhe më pas veten.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, autori, i identifikuar si Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, dyshohet se para krimit e ka tërhequr zvarrë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, nga oborri drejt brendësisë së banesës.

Më pas, ai dyshohet se e ka qëlluar për vdekje me armë gjahu dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja, sipas të dhënave paraprake, ka ndodhur rreth orës 14:30 brenda banesës së çiftit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, pas krimit pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e efektivëve të policisë, ndërsa disa banorë janë mbledhur pranë banesës ku ndodhi tragjedia.

Banorët kanë deklaruar se çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme verbale, të cilat ishin dëgjuar edhe më herët në zonë. Po sipas tyre, ekziston dyshimi se i moshuari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e krimit.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Detaje nga krimi i dyfishtë në Fier, i moshuari e tërhoqi

Lini një Përgjigje